Gasperini: i dhamë një kënaqësi qytetit tonë që po vuan!

Mediat italiane padyshim që ishin në festë për kualifikimin e Atalantës në Champions. “La Gazeta delo Sporti” përmend emrin e Perëndeshës që ka klubi nga Bergamo: DEA Italia! Atalanta mes 8 të parat e Europës! E paharrueshme! E përditshmja “Tutosport” e Torinos titullon: “3-4 Poker në histori! Është Iliçiç gjeniu i DEA-s! Bergamo, dashuria ime, është për ty!”

“Jemi shumë të lumtur që i dhamë një kënaqësi një qyteti dhe një krahine që po vuan shumë, – u shpreh trajneri Gasperini, – e dimë se shumë njerëz na kanë ndjekur nga shtëpia, që nuk mundeshin të dilnin e të festonin në rrugë. Do të kemi kohë të festojmë në qershor, do të bëjmë një festë të madhe për të gjithë, dhe do ta mundim këtë rrezik”. Bergamo është një qytet në Lombardi, në rajonin më të goditur të Italisë dhe të Europës, ndaj edhe fitorja e Atalantës mund të sjellë një kënaqësi në këto ditë tepër të vështira.

Sfidanti.al