Në kulmin e emergjencës coronavirus, UEFA merr vendimin e saj; ndeshjet e Europa League mes Inter-Getafe e Sevilla-Roma të vlefshme për 1/8 e finaleve të Europa League nuk do të luhen të enjten. Qeveria e futbollit evropian doli me një komunikatë për shtyp ku theksonte se duke parë vendimin e dhënë nga qeveria spanjolle për të anuluar fluturimet direkte me Italinë, ndeshjet mes Interit e Getafes e Romës e Sevillës pezullohen. Në komunikatën e UEFA nuk flitet se kur do të luhen këto dy përballje, shenjë kjo që tregon se nuk përjashtohet mundësia se kompeticionet do të ndërpriten
Interi këtë të enjte do të priste në Milano, Getafen, ndërsa Roma do të udhëtonte drejt Andaluzisë për t’u përballur me Sevillën. Verdhekuqtë përpara se tëdilte vendimi I UEFA bëri të ditur se nuk do të udhëtonte drejt Sevillas pasi nuk kishte marrë autorizimin nga autoritetet spanjolle
Në rastin e Interit, zikaltrit u përballën me refuzimin e Getafes për të udhëtuar drejt Italisë. ‘I kërkuam UEFA që të gjente një alternativë për Milanon-tha presidenti I klubit spanjoll, Angel Torres-nuk do të shkojmë në Itali për të luajtur me Interin. Nuk kërkoj leje speciale për të vënë në rrezik shëndetin e skuadrës sime. Lejet speciale kërkohen për një rast urgjent dhe një ndeshje futbolli nuk është e tillë, ajo mund të shtyhet ose të spostohet diku tjetër’.
Sfidanti.al