Coronavirus, CONI: Të ndërpriten të gjitha eventet sportive deri në 3 prill

Sporti italian duhet të ndalet deri në 3 prill, por më parë duhet një dekret I posacëm nga qeveria; ky është vendimi I marrë nga Komitet Olimpik Italian dhe Federatave sportive në fund të një mbledhjeje të zhvilluar për emergjencën coronavirus

Presidenti I CONI, Malago dhe ata të Federatave u mblodhën në orën 15:00 të sëe hënës duke arritur në vendimin e përbashkët për të pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, por I kërkuan qeverisë që të nxjerrë një dekret  që të kalojë atë që është aktualisht në fuqi.

Ishte pikërisht Malago ai që mori detyrën për ti informuar kryeministrin italian Giuseppe Conte , ministrin e sporteve Spadafora për vendimin e marrë në mbledhjen e zhvilluar

Sfidanti.al