Italia ndalon futbollin, ç’mund të bënte tjetër me gati 500 të vdekur!

Një luftë e vërtetë, veçse me një armik të padukshëm. Kështu po i ndodh Italisë që, më në fund, është dorëzuar dhe ka vendosur të “mbyllet në kala” për të përballuar rrethimin. Kryeministri Konte vendosi prerë që të ndalohen të gjithë manifestimet sportive në Itali, në mënyrë të menjëhershme, dhe këtu nuk bën përjashtim as Seria A. Nuk ka më zona ekskluzive dhe të kuqe, e gjithë Italia është një zonë e kuqe. “Zakonet tona duhet të ndryshojnë tani, – ishin fjalët e kryeministrit, – duhet të heqim dorë nga diçka për të mirën e Italisë”.

Humbjet financiare të klubeve pritet të jenë të mëdha, por është pikërisht rasti të kujtohet solidariteti dhe përgjegjshmëria e një shteti të votuar nga qytetarët, jo nga aksionerët e klubeve dhe të televizioneve me pagesë që fitojnë milionë euro. Në fund të fundit, spektakli i futbollit u financua nga qytetarët për t’u kënaqur “pas pune”, dhe janë po këta qytetarë që tani po mendojnë për të shpëtuar veten dhe familjet. Me gati 500 të vdekur, Italia nuk pati rrugë tjetër, ndonëse Konte la dritaren hapur për ndeshjet e kupave të Europës, ku janë të angazhuara ekipe shqiptare si Juventusi, Atalanta, Interi apo Roma.

Sfidanti.al