Alfie Haaland është babai dhe agjenti I Erling Haaland, një prej futbollistëbve të momentit në Evropë, duke qenë se është shënuesi I dytë më I mirë në Ligën e Kampioneve pas Leëandoëskit. Si baba, Haaland Sr, nuk mund të fshehë kënaqësinë e tij për paraqitjet e të birit në fushën e lojës me Borussian e Dortmundit
‘Jam shumë I lumtur për të dhe Borussia Dortmund edhe pse më mua ajo që ka më shumë rëndësi është që ai të rritet si futbollist sic ka bërë deri tani. Gjithnjë ka qenë goleador, por ka dhënë edhe shumë pasime. Është e qartë që jam shumë krenar
Por Alfie Haaland vihet edhe në rolin e agjentit dhe flet për të ardhmen e të birit teksa sheh La Ligën si destinacion të mundshëm.
‘Emri I tij është lidhur me shumë klube, por është e sigurt se ajo spanjolle është një Ligë e mirë për djalin tim-vijoi Alfie Haaland-ka ekipe të mëdha. Nuk diher nëse do të shkojë ndonjëherë në Spanjë, ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë’.
Statistikat e Haaland në këtë sezon janë vërtet të jashtëzakonshme; 40 gola në 31 ndeshje me një mesatare prej 1.29 golash për ndeshjen. Aftësinë për të shënuar ai e ka treguar në Bundesligën austriake, si dhe po e tregon në Ligën e Kampioneve dhe Bundesligën gjermane. Në renditjen për Këpucën e Artë është në vendin e 5 sepse golat e shënuar me fanelën e Salzburgut shumëzohen me koeficentin 1.5, ndërkohë që në 5 ligat më të rëndësishme të Evropës ato shumëzohen me koeficientin 2. Goli I ka rezistuar me përfaqësuesen norvegjeze, me të cilën e bëri debutimin në muajin shtator dhe në 2 sfidat e luajtura me Maltën dhe Suedisë nuk ka mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës
Sfidanti.al