Heroi I ri Ighalo lë në hije heroin e vjetër të Junajtidit, Uejn Runin!

Koha ecën dhe gjithçka është me moshë. Legjenda e vjetër e “Old Trafordit”, Uejn Runi, mund të jetë rekordmeni I golave të Mançester Junajtidit dhe të Anglisë, por tashmë ai është një hero I vjetër, dhe e tashmja I takon të rinjve. Njëri prej tyre është Odion Ighalo, që ndaj Derbi Kauntit në Kupën e Anglisë, u duk tepër I përshtatshëm për vargun e Migjenit “qeshu rini, qeshu/bota asht e jote”! Sulmuesi I ardhur në janar shënoi dy gola në fitore 3-0, që kualifikoi “djajtë e kuq” në çerekfinalen ku do të ndeshen me Noruiçin.

Nigeriani, që është I ri sepse ka mbërritur tani tek Junajtidi jo për moshën 30-vjeçare, realizoi për 2-0 në 41’, dhe për 3-0 në 70’, ndërsa rrjeta e parë ishte e mbrojtësit Ljuk Shou. Përballë tyre ishte Uejn Runi, tashmë kapiten I Derbi Kauntit, që padyshim deshi të shënonte dhe të fitonet. Tridhjetekatërvjeçari provoi dy goditje dënimi, dhe përpara sesa të gjuante të dytën tifozët e Junajtidin nisën këngën “nëse Runi shënon, ne jemi në fushë”. Me gjasë do ta kishin bërë, por portieri I dytë I Junajtidit, Romero, e grushtoi topin pranë traut të portës. “Sergio (Romero) duket se nuk e kishte lexuar pankartën e tifozëve, – tha me të qeshur trajneri Solskjer, – të gjithë e duan Uejnin. Ai e tregoi përsëri klasin e tij”.

Sfidanti.al