Emergjenca coronavirus, Valencia-Atalanta, me dyer të mbyllura

Valencia-Atalanta do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të coronavirusit. Është vetë UEFA që e komunikoi lajmin në lidhje me sfidën e kthimit të Ligës së Kampioneve mes këtyre dy skuadrave që do të luhet në datën 10 mars.

Ishte ky një vendim I paevitueshëm duke parë situatën e përhapjes së virusit COVID-19. ‘UEFA konfirmon se ndeshja mes Valencias dhe Atalantës do të luhet sipas programit, por me dyer të mbyllura-lexohet në komunikatën e UEFA e cila mori për bazë edhe vendimin e marrë nga Këshilli I Shëndetësisë në Comunitat Valenciana dhe komunikatën e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo do të thotë se personat që kanë blerë biletat për këtë ndeshje si ata spanjollë ashtu edhe ata italian nuk do të jenë të autorizuar që të ndjekin sfidën në shkallët e Mestallas

Sfidanti.al