Ministria mendon si presidenti i Interit: Ndoshta i ndalojmë ndeshjet!

Numri 1 zikaltër, Stiven Çang, ishte i ashpër ndaj Ligës së Futbollit në Itali duke e akuzuar se nuk po mendon sa duhet për shëndetin e njerëzve, ndërsa koronavirusi është “nëpër këmbë”. Ai u acarua nga përpjekjet për të luajtur sa më shpejt ndeshjen Juve-Inter në Torino, dhe klubi milanez ka dalë kundër. Pak a shumë si Çangu mendon edhe Ministria Italiane e Shëndetësisë, e cila ka folur me gojën e zv. ministrit, Pierpaolo Sileri. “Për manifestimet sportive do të vendosen kufizime të forta, ose do të anulohen ndeshjet, ose do të luhen pa tifozë”, – ishin fjalët e tij. Grupi i punës i krijuar nga kryeministi Konte shprehet se duhet ndaluar çdo aktivitet ku njerëzit grumbullohen dhe janë më afër njëri-tjetrit sesa distanca e sigurisë prej 1 metri.

Sfidanti.al