Gjithçka luhet në vetëm dy muaj e pak. Kombëtarja shqiptare i nis në 4 shtator ndeshjet e Ligës së Kombeve, me sfidën e parë të grupit 4 të nivelit C, në fushën e Bjellorusisë. Pas duelit në stadiumin e Minskut, do të vijë ai tri ditë më vonë, në “Arenën Air Albania” ndaj Lituanisë. Në tetor, përfaqësuesja luan edhe dy ndeshje të tjera, në datën 10 në Kazakistan, dhe në 13 tetor në Vilnius ndaj Lituanisë, që do të thotë tri përballje jashtë vendi në 4 të parat. Kjo do të thotë se Shqipëria do ta mbyllë në shtëpi Ligën e Kombeve në muajin nëntor. Në 12, pret Kazakistanin në Arenë dhe në 15 i jep fund fazës së grupeve me ndeshjen ndaj Bjellorusisë po në Tiranë.
Kombëtarja është ndeshur 4 herë me Lituaninë me bilancin 2 fitore e 2 humbje, dhe me golaverazhin 7-6. Me Bjellorusinë kemi 5 përballje, nga të cilat 1 e kemi fituar, dy i kemi barazuar dhe dy i kemi humbur, me bilancin negativ me golat, 5-8, nërsa me Kazakistanin janë dy sfida të luajtura në pak muaj, në vitet 2004-2005, dhe të fituara që të dyja nga Shqipëria me shifrat 1-0 e 2-1.
Ndeshjet e kombëtares
4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri
7 shtator: Shqipëri-Lituani
10 tetor: Kazakistan-Shqipëri
13 tetor: Lituani-Shqipëri
12 nëntor: Shqipëri-Kazakistan
15 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi
Sfidanti.al