Nuk ka Lojëra Olimpike për Mbappe, Paris Saint Germain thotë ‘Jo’

Shuhet ëndrra për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për Kylian Mbappe. Paris Saint Germaini nuk e lejon sulmuesin e tij që të jetë në këtë kompeticion dhe për këtë aesye I dërgoi Federatës Franceze të Futbollit një letër ku e informoi se sulmuesi 21 vjecar nuk do të lejohet që të bashkohet me përfaqësuesen kampione të Botës për të shkuar në Tokio 2020, një kompeticion që nuk është në datat e FIFA.

Lajmi publikohet nga e përditshmja ‘L’Equipe’ në versionin online të saj duke shpejguar se Mbappe duke qenë se do të luajë në Euro 2020 në periudhën qershor-korrik, një pjesëmarrje në Lojërat Olimpike do të bënte që ai të mos luante në fillimin e sezonit 2020/2021. Ndërkaq trajneri Tuchel ka deklaruar se Neymar do të jetë në dispozicion për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Francës ndaj Lyonit që do të luhet ditën e mërkurë

Sfidanti.al