Gjyqtari Kristian Dingert bëri paralajmërimin e tij, por më pas e kuptoi se asgjë nuk do të vlente. Menjëherë më pas, ai ndërpreu ndeshjen në stadiumin e Hofenhajmit, ku Bajerni po fitonte 6-0 ndaj skuadrës vendase. Arsyeja? Tifozët bavarëze po ofendonin rëndë pronarin e klubit vendas, Ditmar Hopin, duke nxjerrë edhe pankarta me shkrime të qarta si “bir k…”. Përpara sesa Dingerti të aktivizonte protokollin antiracizmit, trajneri Hansi Flik bashkë me David Alabën dhe Xhoshua Kimihun, shkuan tek tifozët e tyre duke i kërkuar që të ndryshonin sjellje. Në tribunën kryesore, shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hajnc Rumenige, kërkonte falje, por pa dobi.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 77-të, dhe u desh të kalonin shumë minuta që të rifillonte. Përfundimi erdhi shumë më vonë sesa i ndeshjeve të tjera në Dortmund, Augsburg apo Mainc. Një njollë e vërtetë për imazhin bavarez, ndërsa u rrezikua që ndeshja të mos luhej, gjë që do të kishte sjellë ndëshkime të ashpra për klubin bavarez. Golat për kampionët u shënuan nga Serg Gnabri, Xhoshua Kimih, Xhoshua Zirzke, dy herë Filip Kutinjo dhe Leon Gorecka. Bajerni nuk e pati problem mungesën për shkak dëmtimit të Robert Levandovskit.
Sfidanti.al