Batistuta thumbon Cristiano Ronaldon për rekordin: Të lumtë, por duke pushuar është më e lehtë

Cristiano Ronaldo la gjurmën e tij në fitoren e Juventusit ndaj SPAL dhe shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit në Itali. Në ditën e ndeshjes së tij të 1000 në karrierë, Ronaldo shënoi  në portën e Berishës duke e cuar në 11 numrin e ndeshjeve radhazi që gjen golin duke barazuar Fabio Quagliarellën dhe Gabriel Batistutën

Megjithatë ky I fundit nuk ngurroi të thumbojë sulmuesin portugez të Juventusit  nëpërmjet një postimi të tij në Tëitter.

‘Urime për  rekordin! Por duke pushuar është më e lehtë-shkruante Batistuta në postimin e tij duke specifikuar se rekordi i tij ka më shumë vlerë pasi e regjistroi në 11 ndeshje radhazu, kurse Ronaldo nuk luajti në ndeshjen me Brescian duke iu gëzuar një turni pushim. Me pak fjalë, Ronaldo tani duhet të shënojë ndaj Interit për të pasur një rekord të gjithin të tijin dhe për të larguar cdo dyshim

Sfidanti.al