Inter, dëgjo se ç’thotë Joao Mario: Klub I paqëndrueshëm, më trajtuan shumë keq

Joao Mario flet sërish për eksperiencën e tij te Interi dhe e sulmon ashpër ish skuadrën e tij.

‘Në Itali kisha një kontratë shumë të mirë, por isha në një situatë shumë negative-tregon Joao Mario në një intervistë për të përditshmen portugeze ‘A Bola’-stërvitesha vecmas vetëm me Icardin dhe u largova pa përgatitjen e duhur. Nuk kuptoja pozicionin e Interit që nuk më lejonte të stërvitesha me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk mora pjesë as në ndeshjet përgatitore sezonale. Isha konfuz sepse është e pështirë kur sheh që një klub paguan 40 milionë për një futbollist dhe e trajton si një fëmijë të skuadrës B ose të akademisë’

Mesfushori, kartoni I të cilit është ende në pronësi të klubit zikaltër, I referohet në mënyrë të vecantë verës së kaluar përpara largimit të tij drejt Rusisë, por reflektimi I tij ka të bëjë disi me të gjithë periudhën e kaluar në Milano kur u transferua në vitin 2016

‘Interin e gjeta në një gjendje më pak të qëndrueshme se Sporting-tha Joao Mario-kishte shumë konfuzion, ndërroheshin trajnerë. Më vjen keq që pati më shumë ngjarje jashtë fushës së lojës sesa brenda saj’.

Sfidanti.al