Nga Siti tek Barça, Reali luan sezonin në “Bernabeu”!

Nuk mund të vinte në moment më të keq, kulmi i edicionit për Madridin e Zidanit. Të mërkurën, Mançester Siti mbërrin në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampionëve, ndërsa të dielën i takon Barcelonës që të luajë “El Klasikon” e La Ligës. Nuk mund të ishin më pranë dy ndeshje kaq të rëndësishme, dhe nuk mund të ishte më i keq momenti madrilen, pas humbjes në fushën e Seltës së Vigos.

Më parë ndodhi eleminimi nga Kupa e Mbretit, pas disfatës me Sociedadin po në “Bernabeu”, ndërsa tani ekziston rreziku i dështimit të dyfishtë. Të mos harrojmë se vjet, Reali humbi shanset në Kupë dhe në La Ligë, në dy ndeshje radhazi ndaj Barcelonës, duke u mundur dy herë në “Bernabeu”, 0-3 në Kupë dhe 0-1 në kampionat. Zinedin Zidan u shpreh me besim, por Eden Hazar mungon, ndërsa morali jo shumë i mirë.

Sfidanti.al