Radha e Paris SG? Presidenti Al Helaifi akuzë për korruptim të FIFA-s!

Mançester Siti duket se ishte vetëm fillimi, edhe pse klubi do të apelojë dënimin e UEFA-s. Tani erdhi radha e atij që dyshohej si i dyti, pra e Paris SG, dhe presidenti i klubit francez është ngarkuar me akuzë të rëndë. Prokuroria e Zvicrës akuzon Al Helaifin se ka korruptuar ish-sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Zherom Valke. Ky i fundit, akuzohet se i ka pranuar paratë korruptive. Zyra e prokurorisë zvicerane sqaron se “Valke akuzohet për pranim rryshfeti, që ka bërë menaxherim të keq criminal dhe ka falsifikuar dokumentet”. Në po këtë deklaratë shkruhet se “Al Helaifi dhe një person i tretë janë akuzuar për korruptim të Valkes, duke e detyruar që të bëjë veprime kriminale”. Vetë presidenti i PSG-së, reagoi duke deklaruar zyrtarisht se “pres që të çlirohem nga këto akuza, ashtu siç ndodhi për akuzat e Kupave të Botës 2026 e 2030”.

Sfidanti.al