Ancelotti dhe largimi nga Napoli: Zgjidhja më e mirë për të dyja palët

Carlo Ancelotti I rikthehet cështjes së shkarkimit të tij nga Napoli. Trajneri italian I Evertonit foli për këtë cështje në një intervistë për Radio Anch’io lo Sport në Radio 1 duke pranuar se ‘divorci’ me napoletanët  ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

‘Nuk kisha nevojë të rigjenerohesha, te Napoli ndihesha mirë-tha Ancelotti në intervistën e tij-por sic ndodh shpesh në futboll, gjykohesh për rezultatet që nuk ishin në lartësinë me vlerën e skuadrave. Ndërprerja e raporteve  ishte zgjedhja e duhur si për mua ashtu edhe për klubin. Tani unë jam më mirë, po ashtu edhe Napoli’.

Tani Ancelotti po I gëzohet rikthimit të tij në Angli ku me Evertonin ka regjistruar 5 fitore dhe 2 barazime në 8 ndeshje duke humbur vetëm ndaj Manchester City të Pep Guardiolës, por kujtimi I tij për eksperiencën te Napoli është akoma I gjallë teksa ai e përkufizoi atë si pozitive në një qytet ku ia vlen të jetohet

Sfidanti.al