Kaos te Barcelona, media e akuzon: Paguante kompani për të hedhur baltë mbi lojtarët

Barcelona nuk po mund të gjejë paqe. Pas përplasjes mes Messit dhe Abidal që tronditi seriozisht pozitat e këtij të fundiyt, një tjetër stuhi u përplas mbi klubin katalanas. Sipas Radio Barcelona, një transmetues I kolosit radiofonik Cadena Ser, Barcelona ka paguar një kompani që merret me monitorimin e mediave sociale dhe të krijimit të opinioneve për të mbrojtur reputacionin e presidentit Bartomeu nga njëra anë dhe për të njollosur atë të disa elementëve të lidhur me klubin nga ana tjetër mes të cilëve figurojnë edhe emrat e Lionel Messit, Gerard Pique, pep guardiola, Xavi e Carles Puyol

Programi “Que t’hi jugues”  zbuloi se si kompania në fjalë, I3 Ventures, është e lidhur me disa profile popullore në rrjetet sociale që në të kaluarën kanë sulmuar disa opozitarë të drejtuesve aktualë të Barcelonës mes të cilëve edhe ish presidenti Laportën, por edhe disa futbollistë të rëndësishëm si psh Messi, me argjentinasin që u vu në shënjestër gjatë bisedimeve për rinovimin, ndërkohë që Pique u kritikua për impenjimin në rritje në botën e biznesit.

Reagimi I Barcelonës ishte I menjëhershëm me kampionët e Spanjës që dolën me një komunikatë për shtyp, përgënjeshtruan në mënyrë kategorike këtë lajm. Klubi katalanas pranoi se ka firmosur me I3 Ventures, por vetëm për monitorimin e reputacionit të klubit në rrjetet sociale. Barcelona theksoi se është gati të zgjidhë menjëherë kontratën me këtë kompani nëse zbulohen lidhje me I3 Ventures dhe profilet në fjalë në rrjetet sociale. Për më tepër, klubi katalanas kërkoi përgënjeshtrimin e lajmit nga Cadena Ser duke paralajmëruar për ndërmarrjen e veprimeve ligjore. Ndërkaq edhe vetë kompania I3 Ventures me një komunikatë zyrtare përgënjeshtroi lajmin e publikuar duke konfirmuar versionin e Barcelonës se detyra e saj është vetëm monitorimi I rrjeteve sociale

Sfidanti.al