Balotelli, viktimë e një shantazhi seksual; nën hetim një 18 vjecare

Mario Balotelli bëhet viktimë e një shantazhi seksual. Prokuroria e Vicenzas mbylli hetimet mbi një 18 vjecare e cila sipas akuzës, tentoi t’I bëjë shantazh sulmuesit të Brescias me të cilin kishte pasur raporte kur ishte minorene. Sipas asaj që publikohet te ‘Giornale Di Vicenza’, pas kryerjes së raporteve, vajza  I kërkoi Balotellit që në atë kohë ishte pjesë e Nisës në France 100 mijë Euro, përndryshe do ta denonconte për përdhunim.

Në kohën kur pati lidhjen me Mario Balotellin, vajza ishte 17 vjec, por e kishte siguruar futbollistin se ishte në moshë maxhorene. Avokati I saj klishte tentuar edhe të përjavshmen ‘Chi’ për të tentuar shitjen e lajmit. Ndërsa Balotelli nga ana e tij nuk ra pre e këtij shantazhi dhe bëri menjëherë denoncimin te karabinierët

Sfidanti.al