Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo vërtet kanë qenë “rrotë më rrotë” në ligën spanjolle, që kur portugezi u bashkua me Realin e Madridit në 2009. Statistikat e kampionatit aktualisht më të vlerësuar në botë (renditja UEFA) tregojnë se të dy superyjet kanë shënuar nga 270 gola në të njëjtën periudhë. Ronaldo ka luajtur 247 ndeshje, Mesi 252, ndërsa minutazhi është thuajse njëlloj, 21 218 minuta për Leon, dhe 21 206 për Kristianon. I ndajnë vetëm 6 minuta në favor të argjentinasit. Mesatarja gol për ndeshje është një rrjetë në 78.54 për Ronaldon, dhe 78.59 për numrin 10 të Barçës, pra vetëm 3 sekonda më mirë për CR7-ën. Mesi është më efikas pasi ka shënuar 28.33 për qind të gjuajtjeve, ndaj 20.03 për qind të Ronaldos. Po ashtu, ylli i katalanasve ka dhënë më shumë asistë, 104 në krahasim me 78 të atij të Realit, si dhe ka krijuar më shumë raste për vete dhe për shokët, 541 ndaj 448 të rivalit. Në bazë të statistikave, superlojtarët janë pranë e pranë, por Mesi qendron më lart nga shifrat, por edhe nga titujt e fituar. Ai ka dalë 5 herë kampion gjatë kësaj periudhe, ndaj vetëm 1 here të Ronaldos.