Moti I keq në Evropë frenon futbollin; shtyhet Manchester City-West Ham

Moti I keq që ka mbërthyer kontinentin evropian gjunjëzon edhe futbollin. Sfida e Premier League mes Manchester City dhe West Hamit është shtyrë për shkak të stuhisë ‘Ciara’. Vendimi është marrë në interes të tifozëve dhe të punonjësve të sigurisë, ndërkohë që nuk është bërë asnjë komunikim për datën se kur do të luhet kjo ndeshje.

Ndërkohë edhe në Gjermani, është shtyrë ndeshja e Bundesligës mes Borussia Mönchengladbach dhe FC Köln për shkak të frikës nga stuhia ‘Sabine’/

Po kështu edhe Federata Holandeze e Futbollit shtyu të gjitha ndeshjes e Eredivisie të programuara për t’u zhvilluar këtë të diel për shkak të erërave të forta që priten të pushtojnë vendin. Skuadrat që do të luanin këtë të diel ishin ato që kryesojnë kampionatin Ajax, AZ Alkmaar dhe Feyenoord dhe oër momentin nuk dihet data se kur do të zhvillohen sfidat e tyre.

Sfidanti.al