Sfida e revanshit me McGregor? Agjenti I Nurmagomedov e mohon kategorikisht

Pas rikthimit në oktagonin e UFC të Conor McGregor, ishin të shumtë ata që menduan se do të kishte një sfidë revanshi mes irlandezit dhe Khabib Nurmagomedov. Sportisti rus I arteve marciale e mohoi në mënyrë kategorike këtë opsion, gjë që u konfirmua edhe nga agjenti I tij, Ali Abdelaziz

‘Ky duel mund të ndodhë vetëm në rrugë-tha Abdilaziz në një intervistë për ESPN gjatë UFC 247-McGregor mund të kishte bërë dicka spektakolare, por është një idiot. Ne nuk na pëlqen ai djalë’

Abdilaziz shtoi se një prej arsyeve që refuzohet kjo sfidë revanshi mes Khabib dhe McGregor është  se ‘The Notorious’ I tejkaloi limitet së fundmi.

‘Ai iu dedikua të folurit për besimin, familjen e kaloi kufirin dhe kjo nuk mund të ndodhë-tha Abdilaziz që më pas konfirmoi versionin e klientit të tij përsa I përket përfitimeve financiare që do të kishte nga ky duel-Khabib do të përfitonte shumë nga kjo sfidë me Conor, por jo gjithcka ka të bëjë me paranë, sidomos me të’.

Sfidanti.al