“Gjuetia e Shtrigave”  në Superligë mund të pagëzohet  “Gjuetia e Bylisit”

“Gjuetia e shtrigave”ka lindur  në  një  libër, kurse “gjuetia e Bylisit”  po shfaqet  si një film serial, nga ato që prodhohen vetëm në Superligë. Edhe këtë javë, ky Bylisi ka udhëtuar për në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun, tamam në minutën e 72-të,  futbollistët ballshiotë u bënë gati t’i bënin “naftën” ndeshjes, ta braktisnin fushën pasi u ndëshkuan me një 11-metërsh .  Janë mbushur me zemërim, gati të shpërthejnë,  për shkak të “shtrigave me të zeza” që i ndjekin nga pas nëpër javë, ndaj  edhe janë gati ta shpërfillin garën për herë të dytë. Sebepi i madh mbeten 11 metërshat, që sipas ironi, kur i fiton Bylisi avullojnë me Var-in e shefave, ndërsa kur i fitojnë kundërshtarët , siç ndodhi me Skënderbeun, Var-i nuk bëhet i gjallë…

Edhe pse thonë se në Superligë është vetë toka shumë e pasur me padrejtësi dhe paudhësi,  dhe s’ka nevojë për kimikate,  lista e viktimave  mbetet e varfër, aq sa thuhet se aktori kryesor i filmit është paracaktuar Bylisi.. deri në fund të sezonit. Siç duken bathët, ekipi nga Mallakstra, nuk paska mbaruar punë me ndëshkuesit e tij,  edhe pse ia kurdisën degdisjen një kategori më poshtë, prapëseprapë, nuk janë ngopur me të. Madje , kur shikojnë një ekip që nuk lufton për mbijetesë, por për një vend në Europë, kjo i tërbon edhe më shumë. Po ç‘ishte kjo që  lejuan të ndodhte, kur  një ekip që jo vetëm nuk e puthë dorën e sistemit, por e pështynë atë, të ngjitej kaq lart dhe të pretendojë me zell Europën, kur rregjizori i kishte  caktuar një rol mbijetese, nga ato role që shtrin dorën për të jetuar..

Sfidanti.al