Skandali me abuzimet seksuale, dorëhiqet presidenti I Federatës së Sporteve në akull

Presidenti I Federatës Franceze të Sporteve në Akull, Didier Gailhaguet dha dorëheqjen nga posti I tij pas denoncimeve të bëra ndaj disa trajnerëve për abuzime seksuale. Vendimi I Gailhaguet e mori vendimin për të lënë postin e tij në fund të një mbledhjeje në Federatë dhe pas presioneve të  ardhura n ga qeveria franceze

Gailhaguet, që pas kërkeses së ministres së sporteve, Roxana Maracineanu, theksoi se nuk do të japë dorëheqjen për kryerjen e gabimeve dhe jo fajeve duke akuzuar ministren si moraliste, ne fund u dorëzua përballë presionit dhe ditën e shtunë bëri të ditur vendimin për t’u larguar si president I Federatës

Gailhaguet, 66 vjec, kryeson Federatën thuajse pa ndërprerje që nga viti 1988 dhe u vu në qendër të polemikave që nga momenti kur ish patinatorja Sarah Abitbol, fituese e medaljes së bronztë në botërorin e 2000, publikoi një libër ku bënte të ditur se ishte përdhunuar nga trajneri Gilles Beyer.

Në dëshminë e saj, ku ajo denonconte dhe pasivitetin e Federatës përballë praktikave të tillë, iu bashkangjitën edhe ato të patinatoreve të tjera të cilat flasin për një ligj të heshtjes në botën e patinazhit dhe e drejtuan gishtin kundër Gailhaguet

Ndërkaq, Abitbol reagoi pas lajmit për dorëheqjen e Gailhaguet teksa për revistën ‘L’Obs’ theksoi se mnbetet ende për t’u pastruar e gjithë Federata ku Beyer ka të gjithë miqtë e tij.

Sfidanti.al