Është klubi i rekordeve të paktën në tribunat e stadiumit. Janë zikaltër ngjyrat më të spikatura në tribunat e Serisë A, dhe këtë e konfirmon edhe “derbi i Madoninës” që do të luhet pikërisht në “San Siro”, dhe që këtë herë do të jetë fusha e Interit. Mbi 75 000 spektatorë (saktësisht 75 817) do të jenë të pranishëm, ndërsa kapaciteti është ulur paksa për shkak të disa punimeve në unazën e dytë. Sipas statistikave në Itali, klubi milanez ka kaluar shifrën e 1 milionë tifozëve në 17 ndeshje të këtij sezoni. As Milani, as Roma, Lacio, Napoli apo Juventusi nuk mund t’i afrohen kësaj kuote. Nuk dihet sesa milionë euro do të jenë fitimet, por padyshim që do të jenë të mëdha, pasi në dy derbit e fundit u fituan 5.8 dhe 5 milionë euro.
Sfidanti.al