Arabat Noor nuk është një emër shumë I njohur, përvecse për të apasionuarit të futbollit francez. Por për të apasionuarit e muzikës është më e lehtë që të kenë dëgjuar të flitet për Dinor Rdt. Në fakt të dy emrat përshkruajnë të njëjtin person, Noor është një qendërmbrojtës I lindur në 2002 dhe I sapofederuar nga Sassuolo për skuadrën Primavera, por është edhe një rapper që ka siguruar 26 milionë klikime në Youtube.
Si Noor, marokeni I ri që vjen nga Sochaux, komunikoi në Instagram ku ka 620 mijë ndjekës, gëzimin e tij për kontratën e parë që nënshkroi si profesionist duke postuar foto të tijë me fanelën gjelbër e zezë. Ndërsa si Dinor Rdt, sapo ka nxjerrë në treg albumin e tij të parë ‘Lunette 2 Ski’; në Youtube173 mijë personat e regjistruar në kanalin e tij, e kanë mbuluar me klikime që e për momentin e kanë kaluar shifrën e 26 milionëve.
‘Për mua është një ditë e madhe; është ditëlindja ime, mbusha 18 vjec dhe ju bëj të ditur se firmosa kontratën time të parë si profesionist me Sassuolon-shkruante Arabat Noor në Instagram. Tani ai do të ketë një jetë të dyfishtë; futbollist profesionist dhe rapper; a do të jetë në gjendje që t’I ndërthurë të dyja?.
Sfidanti.al