Është zyrtare; Dembele do të operohet të martën në Finlandë

Ousmane Dembele mëson ditën dhe orën kur do të kryejë operacionin e tij; do të jetë të martën e 11 shkurtit në orën 09:00 të paraditës në Turku të Finlandës, ku ndodhet spitali që drejton mjeku specialist finlandez Sakari Orava, I cili e operoi francezin 3 vjet para për të njëjtin dëmtim, por në këmbën e majtë

Sulmuesi që do të operohet për shkak të një dëmtimi në muskulin e kofshës së djathë, mendohet se ditën e hënë do të udhëtojë drejt Finlandës për të kryer testet dhe për t’u përgatitur për operacionin. Edhe pse Barcelona nuk e bëri të ditur, parashikohet që Dembele të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën 4 muaj.

Ajo që është e sigurt është se Drejtuesit e Barcelonës e shohin të nevojshme që koha e qëndrimit të Dembelesë nga fushat e lojës gtë mos jetë më pak se 5 muaj për të marrë miratimin për të siguruar një sulmues të ri në vend të sulmuesit francez.

Sfidanti.al