Spaleti, historia që po tregon me Milanin dhe Interin nuk të nderon aspak!

Një trajner, i dashuruar me profesionin e tij, duhet të bëjë atë që bën çdo mjeshtër tjetër, të mos pyesë për asnjë pengesë mjaft që të jetë në punë. Me Luçiano Spaletin paska ndodhur e kundërtam të paktën siç e shpjegon vetë ai. “Nuk kam pasur kontakte nga Napoli, – u shpreh Spaleti, – jam kontaktuar nga Milani, pak kohë pasi u shkarkova nga Interi. Por, Interi vendosi që të më paguante, mjaft që unë të mbetesha në shtëpi”. Për të mos ofenduar etikën profesonale të Spaletit, le të themi se u vendos kështu sepse ishte i lodhur dhe donte të pushonte, por jo që preferoi më mirë paratë e Interit, sesa stolin e Milanit.

Sfidanti.al