Brezat kuqezi, Maldini dhe debutimi I të birit: Një emocion I madh

Rezultati nuk ishte ai që shpresohej por në familjen Maldini, ndeshja me Veronën ishte gjithsesi një motiv krenarie dhe kënaqësie, pasi bëri debutimin e tij me kuqezinjtë Daniel Maldini, djali I legjendës së Milanit, Paolo Maldini aktualisht në bordin drejtues të kësaj skuadre.

Nëse futbollisti I ri I lindur në vitin 2000 që luan në rolin e meësfushorit me tipare sulmuese u shpreh I emocionuar, babai I tij, Paolo e rriti akoma më shumë nivelin e këtij emocioni

‘Nuk pata mënyrën për t’u prekur tepër sepse isha I tërhequr pas ndeshjes, por tani që jam me mendje të ftohtë mund të them se është një emocion I madh për mua, familjen time dhe tifozët-tha Paolo Maldini në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’.

Dhe të mendosh që ky debutim I Danielit nuk ishte parashikuar.

‘Danieli nuk duhet të ishte grumbulluar, nuk u stërvit për dy ditë, pasi nuk ndihej mirë-tregon Maldini-iu bashkua grupit të skuadrës së parë vetëm në castet e fundit’.

Sfidanti.al