Zdenek Zeman gjithnjë ngjall diskutime me frazat provokuese dhe pa filtra, por deklarata e fundit e tij është e destinuar të krijojë një polemikë të madhe dhe objekt u bë rritja e futbollit të femrave edhe në Itali.
‘Shpresoj që kjo rritje të vijojë-tha Zeman-por në Itali, futbolli I femrave vjen gjithnjë pas. Ceshtje culture; zakonisht në Itali femrat rrinë në kuzhinë’
Është kjo një frazë së cilës tekniku bohem nuk I dha peshën e duhur madje e përforcoi mendimin e tij kur u pyet nga gazetarët.
‘Nuk e di nëse ajo që thashë është e rëndë apo jo-vijoi Zeman-e sigurt është që meshkujt duhet të ushqehen’.
Diskutimi tashmë është hapur dhe edhe në këtë rast fjalët e Zeman nuk janë injoruar. Por përpara kësaj ‘rrëshqitje’, ish trajneri I Romës dhe Lazios tentoi të shpjegojë këtë vonesë në lëvizjen futbollistike të femrave në Itali
‘Zhvillim ka dhe është I madh, kjo edhe për pjesëmarrjen pozitive në Botëror-tha Zeman-po shpërthen vetëm tani sepse në Itali kemi shumë probleme me futbollin e meshkujve, në Serie B e Serie C dhe femrat e futbollit lihen gjithnjë prapa liste. Të shohim nëse do të arrijnë të bëjnë një tjetër hap përpara’
Sfidanti.al