Halandit nuk i mjaftojnë golat, Favre nuk e mendon ende titullar!

Mundtë shënosh 5 herë në 59 minuta dhe të ndihmosh ekipin të fitojë dy ndeshje radhazi. Kjo, sërish mund të mos jetë e mjaftueshme që të kapësh formacionin dhe kështu duket se do të jetë edhe këtë herë për Erling Halandin, fenomenin adoleshent nga Norvegjia. Revista “Kiker” njofton se trajneri Lysien Favre i jep shpresa të pakta 19-vjeçarit të sulmit për duelin e radhës në Bundesligë. “Natyrisht, që ai mund të jetë edhe që nga minuta e parë, por unë nuk mund ta them këtë që tani”, – ishin fjalët zviceranit. Ndaj Unionit të Berlinit, të shtunën, duhen fshirë kujtimet e këqija të fazës së parë, kur Dortmundi u mund 1-3, dhe Halandi mund të ndihmojë për këtë, ndonëse ai e ka bërë edhe kur e ka nisur ndeshje nga stoli.

Sfidanti.al