Bologna, Mihajlovic nuk do të jetë në pankinë ndaj Brescias

Sinisa Mihajlovic nuk do të jetë në pankinën e Bolognas në ndeshjen ndaj Brescias. Trajneri që në korrik u diagnostikua me leucemi në muajin korrik, vazhdon trajtimin e tij ndaj kësaj sëmudjeje teksa u shtrua në Institutin e Hematologjisë ‘Seragnoli’ të Bolognës në fillim të kësaj jave për të marrë një kurë antivirus dhe të shtunën do të jetë I detyruar të ndjekë ndeshjen e skuadrës së tij nga televizori.

‘Nuk është një surprizë, e dinim që Mihajlovic do të qëndronte disa ditë në spital-shpjegoi asistenti I Mihajlovic, Miroslav Tanjga-ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë sic kemi bërë gjithnjë. Duhet t’I bëjmë të gjithë të kuptojnë se nuk dorëzohemi’

‘Sinisa na kërkoi të bëjmë ndeshjen tonë që nga minuta e parë. Kemi bërë gjithcka që të lejojmë trajnerin tonë për të viojuar kurimin e tij me qetësinë më të madhe. Lojtarët kanë qenë gjithnjë profesionistë ekzemplarë-tha bashkëpunëtori teknik, Emilio De Leo.

Sfidanti.al