NBA All Star Game I nënshtrohet një revolucioni në format për nder të Kobe Bryant. Ky event që do të zhvillohet ne United Center të Chicagos në 16 shkurt do të ketë disa risi për t’I bërë homazh legjendës së Los Angeles Lakers, Kobe Bryant që humbi jetën në mënyrë tragjike në aksidentin me helikopter ditën e diel.
Ishte vetë Liga Amerikane e Basketbollit që konfirmoi ndryshimin e formatit sipas të cilit skuadrat e LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo do të nisin 3 periodat e para me barazimin 0-0, pikët më pas do të mblidhen për periodën e fundit që nuk do të ketë kufi kohore dhe ndeshja do të fitohet ngas skuadra e parë që do të jetë në gjendje që pikëve me të cilët do të nisin fraksionin e fundit, t’u shtojë kuotën e 24 pikëve një numër që korrespondon me atë të Bryant në pjesën e dytë të karrierës së tij te Lakers.
Por jo vetëm kaq, mësohet se skuadra që do të fitojë periodën e parë do të japë 100 mijë Dollarë për një organizatë joqeveritare në Chicago, ndërsa nëse I fiton të katërta periodat do të dhurojë 200 mijë Dollarë.
Sfidanti.al