Bild: Bayern nuk do të blejë kartonin e Coutinhos

Philipe Coutinho duket se është i destinuar të kthehet te Barcelona. bayerni i Mynihut nuk ka ndëmend të blejë kartonin e brazilianit në fund të sezonin, një lajm ky që u publikua nga e përditshmja gjermane ‘Bild’. Coutinho që në 4 ndeshjet e fundit të luajtur me bavarezët ka fituar, po i realizon pritshmëritë e klubit bavarez që arriti akordin me Barcelonën për marrjen e tij me huazim  me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 120 milionë Euro.

Gjithnjë sipas ‘Bild’ nëse stafi teknik është i kënaqur me paraqitjet e Coutinhos, te drejtuesit e klubit shifra e operacionit është shumë e lartë për rendimentin e shfaqur në fushën e lojës nga braziliani. Deri në këtë moment, Philipe Coutinho ka luajtur 23 ndeshje me Bayernin e Mynihut dhe ka shënuar 7 gola e ka dhënë 7 assist  në Bundesligë dhe Champions League

Coutinho u transferua te Barcelona në merkaton e janarit të 2018 për vlerën totale prej 160 milionë Euro duke u bërë blerja më e shtrenjtë e klubit katalanas. Ai firmosi me blaugranat deri në 2023 me një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 400 milionë Eurosh.

sfidanti.al