Aguero është “aspirina” e Guardiolës, Siti e ka të vështirë të fitojë!

E mbajti në stol sepse me siguri ka qenë i mbilodhur. Gjithsesi, u detyrua ta hidhte në fushë si shpresën e fundit, ndërsa ndeshja po shkonte drejt një tjetër rezultati tensionues, me shifrat 0-0. Mançester Siti u mbështet sërish tek Kun Aguero për të fituar minimalisht në fushën e Shefild Junajtidit. Gabriel Zhezus humbi penalltinë në pjesën e parë, dhe Aguero shënoi golin e vetëm në 73’, pas një krosimi të Kevin De Brujnit. Pep Guardiola hodhi në fushë pas 5 muajsh mbrojtësin Ajmerik Laporte, duke menduar ta përgatisë sa më shpejt për duelet ndaj Realit në Champions. Në fushë ishin edhe shumë yje të tjerë që nga Ederson në portë, Fernandinjo, Uolker, Rodri, De Brujn, Mahrez, Stërilng e Zhezus, ndërsa Bernardo Silva e Aguero hynë më vonë. Gyndogani, i riu Foden dhe Zhoao Kanselo u mbajtën në stol. Siti ka 51 pikë ndaj 64 të Liverpulit, ndërsa ka luajtur dy ndeshje më shumë.

Sfidanti.al