Roma nuk i ndahet shqiptarëve; jo Shaqiri? Atëherë le të vijë Januzaj!

Dëshira e parë për të zëvendësuar të dëmtuarin afatgjatë Nikolo Zaniolo, ishte ylli i Liverpulit që më së shumti qendron në stol. Jurgen Klopi vendosi veton dhe nuk lejoi largimin e Xherdan Shaqirit për tek Roma, duke e quajtur alternativë të rëndësishme për pjesën e mbetur të sezonit. Pas kësaj, drejtuesit verdhekuq bënë një hulumtim tjetër dhe u doli në “ekran” një tjetër emër shqiptar, Adnan Januzaj. Ish-lojtari i Mamçester Junajtidit, luan për Real Sociedadin në Spanjë dhe ka shënuar 4 gola në 13 ndeshje për baskët këtë sezon, si dhe ka 13 ndeshje me një gol për kombëtaren e Belgjikës. Besohet se trajneri Fonseka ka nevojë për lojtarë me shpejtësi të madhe dhe teknikë individuale, siç janë Shaqiri apo Januzaj.

Sfidanti.al