Ronaldo gati ndaj Parmës, por Sarri e ka mendjen tek De Ligti!

CR7-ta la pas virozën apo sëmundjen dhe pritet të aktivizohet në ndeshjen e sotme në Serinë A. Trajneri Mauricio Sarri e kishte thënë që përpara sesa ylli i tij të ndihej keq. “Ronaldo, nëse dëshiron, mund të luajë”, – ishin fjalët e tij, një sfidë, por edhe një paralajmërim për kampionin portugez që të ekonomizojë forcat. Gjithsesi, fjalët krysore të trajnerit të Juventusin kishin të bënin me Matijs De Ligtin. Djaloshi 20-vjeçar holandez është kritikuar dhe u diskutua që mund të largohet për tek Barcelona, por Sarri ka mendim tjetër. “De Ligt do të bëhet më i miri në botë në rolin e tij, – tha ai, – për këtë nuk kam asnjë dyshim”. Dyshim, gjithsesi mbetet se cili do të jetë në krah të Ronaldos ndaj Parmës, pra do të jetë Higuain apo Dibala, pasi trajneri nuk besohet të luajë me treshen e famshme të sulmit.

Sfidanti.al