Kupa e Afrikës bën me dhimbje koke Klopp: Është një katastrofë

Këtë mesjavë, Konfederata Afrikane e Futbollit bëri të ditur se Kupa e Afrikës e vitit 2021 në Kamerun do të luhet në periudhën janar-shkurt, një vendinm ky që shqetëson shumë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klop për shkak të pasojave që do të sjellë ky kompeticion për skuadrën e tij.

Trajneri gjerman I The Reds e shfaqi hapur këtë shqetësim duke e konsideruar zhvillimin e Kupës së Afrikës në janar-shkurt si një katastrofë për skuadrën e tij. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe kur Liverpool hyn në regjim të plotë, skuadra angleze do të duhet të bëjë pa Mane, Salah dhe Naby Keita

Në edicionin e 2019 e fituar nga Algjeria që mundi në finale Senegalin, Kupa e Afrikës u zhvillua në Egjipt në 21 qershor-19 korrik. Por për edicionin tjetër, CAF vendosi të kthehet te datat e zakonshme dimërore që lënë shumë ekipe evropiane pa lojtarë kyc të tyre në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Ndërkaq, Klopp kërkoi  që FIFA, UEFA dhe Federatat e cdo vendi të mblidhen dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë cështje, me gjermanin që vazhdon të jetë shumë kritik ndaj kalendarit shumë të ngjeshur që duhet  të përballojnë aktualisht skuadrat.

Në 17 dhjetor, Liverpooli luajti cerekfinalet e Kupës së Ligës ndaj Aston Villës me skuadrën e U23 duke u eliminuar pasi u mposht 5-0, kjo sepse skuadra e parë ditën pasardhëse, në 18 dhjetor zhvilloi gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve ndaj Monterrey në Katar.

Sfidanti.al