Që kur u krijuar në 2009, si një blerje e një klubi më të vjetër dhe jo shumë të njohur, Red Bull Salcburgu ka njohur kundërshti të fuqishme në Gjermani. Nuk kanë pasur të mbaruar talljet, akuzat, insinuatat për “klubin si vegël financiare”, “klubin plastik”, “klubin që nuk ka lidhje me futbollin që ne duam” apo të tjera si këto, pasi RB Lajpcigu u bë i pari klub në Gjermani, ku tifozët nuk kishin paketë dominuese (50 për qind+1), por ku dominonte kompania e pijeve energjetike, Red Bulli nga Austria.
Protesta për skuadrën që sot kryeson Bundesligën vjen edhe nga tifozët e Unionit të Berlinit, kundërshtarit të tyre këtë të shtunë. Ata marshuan si në një procesion, duke mbajtur kryqe dhe një baner ku shkruhej “Futbolli po vdes në Lajpcig”. Gjithsesi, vendasit fituan 3-1 dhe forcuan pozitat në krye të Bundesligës, duke pasur 40 pikë ndaj 35 të Gladbahut që u mund të premten nga Shalke. Timo Verner, sulmuesi kryesor, arriti në 20 gola duke dalë mbi Robert Levandovskin, edhe pse polaku do ta luajë këtë të diel ndeshjen e tij, me Bajernin në fushën e Hertës së Berlinit.
Sfidanti.al