Natyrisht, paratë janë të rëndësishme edhe për një 20-vjeçar (ndonëse nuk duhej të ishin kaq shumë). Gjithsesi, kur flasim për një lojtar që dëshiron të jetë kampion, siç është Matijs De Ligt, atëherë hyjnë në llogari edhe faktorë të tjerë. Mediat spanjolle, italiane dhe britanike kanë shkruar se mundësia për të kaluar tek Barcelona është minimale për shkak të ligjit italian të taksave, ligj që parashikon se aktualisht De Ligtit i taksohet vetëm 50 për qind e pagës. Ligji ka një klauzolë (nen), ku shkruhet se lojtari duhet të qendrojë në Itali të paktën për 24 muaj, që të përfitojë prej tij, pra nëse De Ligti ikën në verë tek Barcelona, rroga e tij tek Juvja do të taksohej e plotë.
Këto janë mënyra për të detyruar punonjësit e talentuar (siç edhe futbollistët) për të qendruar në një vend, pa përdorur dhunë, por De Ligti ka edhe një element tjetër në ndërgjegjen e tij, dhe kjo është ambicia për sukses. Qendërmbrojtësi holandez po kalon një moment të vështirë në Serinë A, dhe largimi i tij në verë për në Spanjë, jo vetëm do ta prekte financiarisht, por edhe do të dëmtonte krenarinë dhe imazhin e tij si një yll i madh. Me gjasë, kjo është një arsye më e madhe se e para që ai do të synojë suksesin tek Juvja, dhe më pas ndoshta të mendojë për të shkuar në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al