Me një letër emocionuese, Ernesto Valverde I tha lamtumirën Barcelonës të martën e 14 janarit duke I dhënë fund aventurës së tij me klubin katalanas pas dy sezoneve e gjysmë, ndërkohë që kontrata e tij skadonte në vitin 2021. Një mbrëmje më parë, agjenti I trajnerit, Injaki Ibanjez gjeti akordin me drejtuesit e Barcelonës për zgjidhjen e kontratës dhe sipas asaj që publikohet te El Mundo Deportivo, Valverde do të përfitojë një lloj dëmshpërblimi, por jo pagën e 18 muajve të mbetur në kontratën e tij.
Valverde tregoi një sjellje prej një zotërie të vërtetë si gjatë ditëve kur priste vendimin për të ardhmen e tij në stolin e kampionëve të Spanjës, ashtu edhe pas marrjes së tij.Me Barcelonën Valverde arriti të fitojë 2 tituj kampionë të Spanjës, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.
Raportet e tij me presidentin Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë Oskar Grau, Erik Abidal dhe Ramon Planes kanë qenë gjithnjë në brenda normave të mirësjelljes. Për më tepër, me këta 3 të fundit, Valverde ka qenë në kontakte të vazhdueshme teksa ka zhvilluar takime të shpeshta për të analizuar ecurinë e ekipit ashtu sikurse edhe ulje ngritjet e saj.
Ditët e kaluara, Valverde nuk e tensionoi situatën teksa mësoi largimin e tij nga Barcelona dhe u tha drejtuesve të saj: ‘Jam profesionist, bëni cfarë keni për të bërë’ dhe më pas urdhëroi agjentin e tij që të niste bisedimet për zgjidhjen e kontratës në mënyrën më miqësore të mundshme dhe ashtu ndodhi
Sfidanti.al