Herta nuk duket e ajo e dikurshmja, pasi ka ndryshuar mjaft, dhe kjo e bën me shpresë edhe në ndeshjen më të vështirë. Të dielën, në “Stadiumin Olimpik” të Berlinit vjen Bajerni i madh, i vendosur për ta nisur me fitore fazën e dytë, por legjenda e dikurshme e bavarezëve, Lotar Mateus, nuk mendon se ish-ekipi i tij do t’ia dalë. “Do të jetë një ndeshje e vështirë për Bajernin, – shprehet ai për revistën “Kiker”, – Herta është shumë e disiplinuar, e bashkuar, luftarake dhe kundërsulmin e ka të shpejtë, nuk mendoj se Bajerni fiton në Berlin”.
Mateus është i lumtur që Bundesliga ka një garë për titull mes 4 skuadrave. “Kishte shumë vjet që nuk ndodhte, – shprehet ai, – për mua, Lajpcigu është favorit, ndërsa nuk kam shumë besim tek Mynshengladbahu. Kjo, varet sesi do ta nisë fazën e dytë. Bajerni dhe Dortmundi kanë shumë cilësi në skuadër ndaj gjykoj se do të jetë një garë treshe emocionuese”.
Sfidanti.al