Natyrisht, e kishte të qartë se nuk i pati të gjithë kundër, por vetëm një pjesë. Gjithsesi, Xhan Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, u ndje i ofenduar thellësisht nga koret të disa tifozëve të Fiorentinës, që e vunë në shënjestër gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë. Ata i lëshuan “pas shpine” shprehen e përdorur shpesh dhe padyshim të shëmtuar “bir k…”, ndaj edhe u lëshua në “kundërsulm” në konferencën për shtyp.
“Unë nuk kam ofenduar kurrë, askënd, në jetën time, – ishin fjalët e Gaspit, – thjesht isha i motivuar në maksimum që të fitonte skuadra ime, ndërsa më ofenduan disa herë “bir k…”. Nëna ime ka bërë luftën, ka luftuar që të kenë të drejtën e fjalës së lirë këta të mangët. Ata po, që janë bij k… . Nuk e pranoj këtë, është poshtërsi dhe keqedukim”. Gasperini pati disa fjalë edhe për ndeshjen duke përgëzuar Fiorentinën që “pati më shumë energji dhe më shumë dëshirë se ne për të fituar”. “Jam i hidhëruar për eleminimin, e doja Kupën, – vazhdoi ai, – por, nuk e morëm dot veten në kohë nga ndeshja në Milano (ndaj Interit)”.
Sfidanti.al