E pohoi atë që thoshin të gjithë, pra që ishte lart me kile, dhe e tha në një mënyrë tepër origjinale dhe të pafajshme. “E vërtetë që isha mbi peshë kur erdha tek Reali, por unë kur jam me pushime, jam me pushime”, – ishin fjalët e Eden Hazarit për një media belge. Nëse do ta dëgjonte Kristiano Ronaldo, do të skandalizohej, por po ashtu edhe Lionel Mesi, ndërsa Zinedin Zidanit nuk do t’i vinte mirë.
Ylli i ardhur nga Çelsi në Madrid, ishte 80 kg kur mbërriti në “Bernabeu”, por theksoi se “kilogramët e tepërt i humba për 10 ditë”. Më shumë atë e penguan dëmtimet dhe periudha e përshtatjes. “Edhe kur isha 18 vjeç, tek Lila, peshoja 72-73 kg, kur nisa të fitoj muskuj arrita në 75, ndërsa ndonjë ditë mund të isha edhe 77”, – thekson Hazari, që siç duket është mësuar me peshë mbi supe. Për të shkuar tek Reali u nxit nga vetë Zidani, siç e thotë edhe vetë, me trajnerin që e takoi në 2016 dhe i tha se “do të jetë mirë nëse do të vish tek ne”.
Sfidanti.al