Hazard kundër Sarrit e Kontes: Me ta, e humbet kënaqësinë e të luajturit futboll

Ndërsa në Itali, Mauricio Sarri dhe Antonio Konte kanë hyrë në një garë për titullin kampion të Serisë A me Juventusin dhe Interi, është dikush që nuk e ka vlerësuar punën me ta kur ishin në drejtimin e Celsit. Bëhet fjalë për Eden Hazard, që tashmë është pjesë e Realit të Madridit  me belgun që dha opinionin e tij në lidhje me dy trajnerët italiane duke përdorur fjalë të hidhura në drejtim të tyre.

‘Stërvitjet tona aktualisht janë gjithnjë me topin, kënaqësia për të luajtur futboll vjen në radhë të parë, lëvizjet, ndeshjet…-tha Hazard-kur njeh trajnerët italian sic e kam bërë unë, ke më pak kënaqësi. Gjithcka është më e inkuadratuar dhe përsëritëse. Kënaqësinë e ndjen vetëm kur fiton. Kam punuar 3 vjet me trajnerë italianë. Rizbulimi I kësaj kënaqësie më ka bërë shumë mirë’

Teksa bënte krahasimet mes Zidane dhe Sarrit e Kontes, Hazard zbuloi gjithashtu se me francezin jeta e tij ndryshoi për më mirë.

‘Nuk kisha folur shumë me Zidane përpara transferimit te Reali I madridit-tha Hazard-herën e parë folëm gjatë Euro 2016 në Francë. Më telefonoi dhe më tha se do të ishte dicka e bukur nëse shkoja në Madrid. Kur të telefonon Zizu, është dicka shumë e rëndësishme. Zidane ishte idhulli im, ndërsa stadiumi është magjik. Fanela e bardhë e përkryer dhe e jashtëzakonshme. Një mit. Ishte logjike që herët a vonë do të nënshkruaja me këtë klub, Mund ta kisha bërë më parë, që kur isha ende në radhët e Lilës’

Sfidanti.al