Bredi-Byndshen; një martesë e suksesshme, ish modelja tregon sekretin

Tom Bredi dhe Xhizel Byndshen janë martuar në vitin 2009 dhe që nga ai moment ata janë kthyer në një prej cifteve më mediatike në botë. E megjithatë gjithcka po shkon vaj në këtë martesë të tyre edhe pse tashmë kanë kaluar 10 vjet duk ngjallur edhe zilinë e shumë e shumë personave

Ish modelja braziliane në një intervistë për ‘The Observer’ tregon për jetën e saj me kuotërbekun e Nju Ingland Patriots teksa ka treguar edhe sekretin e ruajtjes së ekuilibrit familjar.

‘Jam me tim shoq prej më shumë se 12 vitesh dhe dihet që meshkujt duan shumë vëmendje-tregon Byndshen e cila vë në dukje theksin te rëndësia e madhe që ka të qenit interaktiv në maksimum me bashkëshortin për të mbajtur gjallë dashurinë

Xhizel Byndshen dhe Tom Bredi kanë 2 fëmijë, Vivian Lejk dhe Benxhamin Rein dhe nuk rreshtin së shfaquri dashurinë e tyre edhe në rrjetet sociale.

Sfidanti.al