Huazimet e futbollistëve, FIFA mendon kufizimin e tyre

Federata Ndërkombëtare e Futbollit do të modifikojë rregullin për dhënien e futbollistëve me huazim dhe në ditët e ardhshme do të dalë me një komunikatë për shtyp. Duke nisur që nga sesioni I ardhshëm I merkatos, klubet do të kenë të drejtë të japin vetëm 8 lojtarë me huazim me synimin për të evituar interesat ekonomike dhe jo formuese të futbollistëve

Ky kufizim që do të vendosë FIFA do të vlejë për futbollistët 22 vjecarë, por edhe për ata të një moshe më të madhe. Pas kësaj ky numër huazimesh do të ulet gradualisht cdo vit duke nisur nga 2020-21 me 8  huazime, 7 në sezonin 2021-22 dhe 6 në sezonin 2022/23

Për më tepër, që nga 2022, kufizimi nuk do të jetë vetëm për transaksionet ndërkombëyare, por edhe për ato brenda kompeticioneve kombëtare. Në fudn që nga 1 korriku I 2022 cdo klub do të mund të kryejë vetëm 6 transferime me huazim të lojtarëve

Sfidanti.al