Nuk e kanë bërë shumë me faj Ernesto Valverden për eleminimin e radhës, por sërish nuk e duan në stol për një kohë të gjatë. Tifozët e Barcelonës “u pyetën” në një sondazh të gazetës “Marka” (ku normalisht morën pjesë edhe të tjerë), dhe përfundimi ishte se 60 për qind të fajit për humbjen ndaj Atletikos e patën lojtarët, por po ashtu që Valverde duhet të largohet në fund të sezonit. Cili do të duhej të ishte pasardhësi i tij?
Votat u ndanë mjaft, por më i pëlqyeri doli Ksavi Hernandez, ish-ylli i mesfushës (24 për qind), i ndjekur nga trajneri i Ajaksit, Ten Hag (22), dhe ai i Holandës, Ronald Kuman (20). Thuajse gjysma e votuesve mendojnë se Barça nuk do të fitojë asnjë titull këtë sezon, ndonëse 24 për qind ende besonin se mund ta fitojë kampionatin spanjoll. Dobësinë kryesore të ekipit, publiku e sheh tek mbrojtja ndaj duhet marrë një qendërmbrojtës që në janar. Pjesa më e madhe e tifozëve nuk kanë besim as tek presidenti Bartomeu, ndaj gati 80 për qind ishin që të mbaheshin zgjedhje në fund të sezonit.
Sfidanti.al