Dopingu në MotoGP, konfirmohet pozitiviteti I Ianones, por me vlera të ulëta

Testet B antidoping konfirmuan pozitivitetin e Andrea Ianones. Në analizat e kryera nga piloti I Aprilias u gjetën gjurmë të Drostanolonit, një substancë e ndaluar nga ËADA, por me vlera të ulëta që mund të ndihmojë në tezën e mbrojtjes  të Ianones  për helmim ushqimi. Problemi në këtë pikë qëndron te afatet e drejtësisë sportive me Ianonen që rrezikon një dënim nga paralajmërimi deri në vjet pezullim që do të thotë se ai mund të mos jetë I pranishëm në garën e parë të sezonit të ri në MotoGP që do të zhvillohet në Katar në 8 mars.

Piloti 30 vjecar u pezullua paraprakisht në 17 dhjetor pas analizave të para të kryera në 3 nëntor në Malajzi ku u shfaq edhe pozitiviteti I tij për doping. ‘E kam ndërgjegjen të pastër, nuk ndalem-tha Ianone për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’

Mbetet për t’u parë koha që do të marre drejtësia Sportive në gjykimin e kësaj cështje që do të nisë me hetimin e pilotit, për të vijuar më mbledhjen e provave te tjerë nga  mbrojtja, procesi me debate fillimisht para Komisionit Disiplinor Ndërkombetar që duhet të vendosë për 45 dite dhe më pas me shumë mundësi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pa një heqje të pezullimit, që për momentin duket shumë I vështirë për t’u arritur, Ianone është I detyruar të mos marrë pjesë në testet e 7 shkurtit, por Aprilia shpreson që ta ketë në dispozicion për garën e parë sezonaler në Katar. Por koha në dispozicion është shumë e pakët, me Ianonen që rrezikon edhe një skualifikim 4 vjet nga garat.

Sfidanti.al