Lebroni kalon Donçiçin në votimin e tifozëve për Ndeshjen e Yjeve

Kjo ishte hera e dytë e lajmërimit nga “gugëlli” (google) për votimin e tifozëve për renditjen e basketbollistëve në Ndeshjen e Yjeve në NBA. Herën e parë, në krye ishte Luka Donçiç, por tashmë aty është ngjitur një njohje e vjetër. Lebron Xhejms ka arritur të grumbullojë 3 359 871 vota, duke qenë më i votuari nga të gjithë, dhe duke qenë lojtari numër 1 pranë koshit në Konferencën Perëndimore.

Luka Donçiç ka numrin e dytë më të madh të votave, 3 277 870, duke qenë në krye të renditjes së anësorëve në Konferencën Perëndimore. Basketbollisti i tretë më shumë i votuar është Janis Antetokumbo me 3 259 383 vota, në krye të lojtarëve qendër në Konferencën Lindore. Në “klubin 3-milionësh” bashkohet edhe ylli tjetër i Lejkërsave, Entoni Dejvis, që ka marrë deri tani 3 124 446 vota, ndërsa nga gjithë të tjerët më shumë janë votuar Koui Leonard dhe Xhejms Hardën me rreth 2.2 milionë vota.

Sfidanti.al