Milani do Alegrin, por a e do Masimiliano një kthim në “San Siro”?!

Duket e vështirë, ndonëse “Djalli” ka shpenzuar shumë këta vjet. Një trajner si Masimiliano Alegri mund të vinte rregull në një “shtëpi” ku shpenzohet pa llogari, dhe ku mbi 400 milionë euro të investuara nuk kanë nxjerrë asgjë të mirë në dritë. Milani është në një nga krizat më të thella të historisë së tij, të krahasueshme me vitet kur ra në Serinë B, dhe Maldini e Boban kanë menduar të thërrasin sërish Alegrin në stol.

Kështu raporton media italiane, dhe është normale që milanistët të kërkojnë ish-trajnerin me të cilin dolën kampion. Sidoqoftë, nuk është koha e Ibrahimoviçit të parë dhe Tiago Silvës të ri, por një periudhë e turbullt. Alegri cilësohet si pretendent për skuadra të tjera, sidomos në Angli apo edhe në Gjermani, pra nuk dihet nëse ai do të pranonte të kthehej. Në fund të fundit, “Maksi” u mësua keq tek Juventusi duke pasur në skuadër lojtarë kampionë e duke fituar shumë tituj. Tek Milani duhet të nisë gjithçka nga e para dhe nuk dihet nëse do të ketë sukses.

Sfidanti.al